Lajme Vend 

Veriu – vendi i krizës!

Debati publik e zonat e krizës gjatë 2018-s vazhduan të jenë të fokusuara në veriun e vendit. Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku e Zveçani, gjatë tërë vitit, ishin zona ku u provokuan kriza, ndërsa komunat u shfrytëzuan vazhdimisht për t’i qëruar hesapet politike kryesisht në mes të Hashim Thaçit e Aleksandër Vuçiqit. Dy presidentët, që në Bruksel shtrëngojnë duart në negociata, në veri vazhdimisht provokuan masën me mesazhe e veprimet e tyre. Vuçiq, gjatë tërë vitit, e pati më të lehtë funksionimin e tij në zonën e krizës. Njëri nga…

Lexo më shumë
Bota Lajme 

Çfarë pritet në OKB në vitin 2019?

Cilat pritet të jenë ngjarjet më të rëndësishme të OKB në vitin 2019. Për Deutsche Wellen, një shikim të vitit që fillon e jep Monica Grayley, zëdhënëse e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme. Klima Klima mbetet një nga preokupimet kryesore të OKB edhe gjatë vitit 2019. Në muajin shtator në Nju Jork do të zhvillohet samiti për klimën. Synimet kryesore të tij janë mobilizimin e politikës për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit për klimën dhe transformim i veprimeve, në mënyrë që ekonomia reale të mbështesë objektivat për klimën.…

Lexo më shumë
Lajme Rajon 

Moti i keq mbërthen Shqipërinë

Reshjet e shiut dhe të dëborës do të rikthehen në Shqipëri. Pas ditëve të fundit të thata dhe të ftohta, pritet që reshjet të nisin në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për të mërkurën. Priten reshje lokalisht të dobëta gjatë pjesës së dytë të ditës (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshje në formë dëbore priten deri në 400m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli). Temperaturat minimale dhe maksimale…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

A do të jetë viti 2019, vit i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Viti 2019 do të jetë vit i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, por edhe vit i arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë fjali të publikuar në rrjetin  e tij social, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u drejtohet qytetarëve të Kosovës në fillim të vitit 2019, duke paralajmëruar një vit me shumë sfida, por ndër më të rëndat, ai përmend arritjen e një marrëveshje historike paqeje me Serbinë. “Një moment i tillë përcaktues apo vendimtar yni, i cili duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt, ndërlidhet me marrëveshjen…

Lexo më shumë
Lajme 

Efekti 100% i taksës

Që nga fillimi i nëntorit të vitit 2018, Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe. Madje në fund të dhjetorit është marrë vendim që përveç produkteve me origjinë serbe, taksës 100 për qind t’iu nënshtrohet i gjithë malli që vije nga Serbia, pavarësisht vendit të origjinës. Këtë vendim, i cili hynë në fuqi nga 1 janari 2019, Qeveria e Kosovës e ka marrë pas kërkesës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në mënyrë që masa prej 100 për qind të trajtojë njëlloj të…

Lexo më shumë
Lajme 

Sa vite punë i duhen një shqiptari që të bëjë 1 milion dollarë?

Këtë fillim viti kemi një arsye më shumë të gëzuar. Shqiptarëve do t’ju duhen më pak kohë për të bërë milionin e tyre të parë. Tashmë për të bërë kaq para bashkë do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite. Në vitin që lamë pas do të na duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë 1 milionë dollar bashkë. Por edhe pse zvogëluam vitet, përsëri Shqipëria mbetet në vendet ku individëve do t’ju duhen më shumë kohë për të qenë milionerë. Bazuar mbi të dhënat për…

Lexo më shumë
Lajme 

Sa shpenzojnë qytetarët e Kosovës për festën e Vitit të Ri

Ndonëse në gjendje të rëndë ekonomike, qytetarët e Kosovës shpenzojnë shuma të mëdha për natën e Vitit të Ri. Shuma që qytetarët shpenzojnë për ndërrimin e moteve është shumë e lartë në krahasim me pagën minimale në vend e gjithashtu duke përfshire numrin e lartë të papunësisë. Qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës kanë theksuar se për natën festive shpenzojnë përafërsisht 300 euro. Valon Mulolli, qytetar i Prishtinës, thotë për kallxo.com se në natën e Vitit të Ri, familja e tij shpenzon afër 250 euro. Ndërsa, sipas tij, ia…

Lexo më shumë
Lajme 

KFOR-i: FSK s’është UÇK, s’bëhet fjalë për ta çarmatosur

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të çarmatoset sepse ajo nuk është Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Lorenzo d’Addario, në një intervistë dhënë për “Tanjug”, transmeton lajmi.net, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të mandatit të saj ajo nuk është Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe se në këtë mënyrë FSK-ja nuk mund të çarmatohet. “Sipas përkufizimit zyrtar, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) janë ‘forca profesionale të sigurisë, multietnike, të armatosura lehtë dhe me uniformë,…

Lexo më shumë
Lajme 

POLICIA JEP DETAJE PËR GRABITJEN NË PRISHTINË

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 21:30 ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. “Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial