Novosti: Thaçi me ndihmën e aleatëve të tij, po e izolon Vuçiqin dhe po e vë para aktit të kryer

Shqiptarët e Kosovës tashmë promovojnë dhe po lobojnë për mbështetje në ambasadat perëndimore. Propozimi sipas gazetës serbe “Novostit”, është zëvendësim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nëpërmjet saj dëshiron të fitojë karrigen e OKB-së. Sipas burimeve të gazetës, përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë kryesisht në ambasadat perëndimore paraqesin zgjidhjen e tyre për statusin e Kosovës së pavarur, në të cilën serbët do të duhej të kënaqëshin me pozicionin e tyre sipas modelit të Tirolit Jugor në Itali. “Ky veprim përkon me marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt…

Read More

Daçiq i entuziazmuar – Biseda mes Merkelit e Trumpit në favor të Serbisë

Fakti se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump kanë diskutuar për Kosovën dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre për bisedimet që çojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, është një ndryshim i madh dhe dëshmi se kanë ndryshuar gjërat në favor të Serbisë, ka thënë për gazetën “blic” të Beogradit ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Ai duke komentuar zhvillimet aktuale në lidhje me dialogun në Bruksel dhe bisedën e dy politikanëve më të fuqishëm në botë, transmeton lajmi.net. “Është ndryshim i madh…

Read More

Deputeti i LDK-së: Jemi në rrugë të duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit rreth idesë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar për “Epoka e re” se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës. Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet ta parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit. Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga…

Read More

Banorët e Artakollit do të fillojnë protestën të premten, shkak ngecja e rregullimit të rrugës

Kryetarët e fshatrave që gravitojnë rrëzë Çyçavicës, nëpër të cilët kalon rruga e cila është duke u rregulluar, janë takuar me përfaqësueait e Ministrisë së Infrastrukturës, me të cilët kanë diakutuar rreth gjendjes aktuale të rrugës dhe vështirësive me të cilat tani po ballafaqohen gjatë qarkullimit. Ata po ashtu i kan njoftuar këshilltarët e ministrit se të premten, banorët e Artakollit do të fillojnë protestën për përfundimin e punimeve në rrugën e nisur. Kështu ka njoftuar kryetari i fshatit Novolan, Agron Lushaku. Ai ka thënë se janë takuar me Fatos…

Read More

“Pritëm 27 vjet dhe vetëm gënjeshtra”, dy mësuesit ndërtojnë vetë shkollën në fshatin e largët të Skraparit

2 mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho kanë mundur të bëjnë realitet ëndrrën e tyre dhe të banorëve të zonës Vëndreshë Mal, për t’i kthyer këtij fshati pas kaq shumë vjetësh mungesë të një shkolle, institucionin e tyre arsimor. Mësuesi Donald Dervishi tregon se nisma humanitare e ndërmarrë prej tyre në shtator të vitit 2017, e arriti qëllimin, pasi shkolla këtë fillim viti do jetë në shërbim të fëmijëve të fshatit. Vëndreshë III ose siç njihet ndryshe Vëndreshë Mal është një fshat i Skraparit që ndodhet 3 orë larg nga…

Read More

30 Gushti shënon ditën e personave të zhdukur në botë

Gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi kishte 40,000 persona, përfshirë 30,000 vetëm për Bosnje-Hercegovinën, 65,000 në Kolumbi, 60,000 në Siri dhe gjithashtu në vende të tjera si Kashmiri, Nepali, Uganda dhe vende të tjera. Ndërsa ende shqyrtohen 150,000 profile biologjike, nga cunami në Tajlandë, nga Uragani Katrina, nga konflikti i Bosnjes, nga Iraku, Afrika e Jugut, Kili dhe Libia. Ndërsa në Kosovë figurojnë të zhdukur 1,648 nga lufta e fundit. Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, (ICMP) është themeluar me iniciativën e Presidentit BillClinton,pas luftës në ish- Jugosllavi, ka identifikuar më shumë…

Read More

Asamblistja nga Drenasi ndan gjysmën e rrogës për shërimin e qytetares

Një asamblistë e Vetëvendosjes ka vendosur të ndajë gjysmën e rrogës së saj për një qytetare të të prekur nga një sëmundje e rëndë. Bëhet fjalë për asambleisten e VV’së në Drenas, Florentina Elezin, e cila ka ndarë 50% të rrogës së saj për shërimin e Drenushë Demajt. Këtë e ka bërë të ditur vetë asambleistja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook. Njoftimi i saj në Facebook: Koha për dreka/darka ende nuk ka ardhë… Drenushë Demaj, një bashkëvendase imja, sot ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të këtij shteti…

Read More

21 autobusët e fundit, të hënën mbërrijnë në Prishtinë

21 autobusët e fundit urban të rinj pritet të vijnë në kryeqytet javën e ardhshme. Kështu ka bërë të ditur, Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti. Ai tregoi edhe linjat që do të mbulohet përmes kontigjentit të fundit të autobusëve. “Edhe 21 autobusët e tjerë sot nisen nga fabrika. Të hënën janë në Prishtinë ndërsa nga 1 tetori do të jenë në qarkullim edhe në linja tjera përpos 1, 3 dhe 4. Vazhdojnë me pritoret e reja dhe implementimin e linjave të reja.”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Read More

Vjosa Osmani paralajmëron protestë më 7 shtator, ditën kur Thaçi takohet me Vuçiqin

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani po e cilëson si të pamjaftueshme rezolutën të cilën Kuvendi pritet ta votojë në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me korrigjimin e kufijve. Osmani ka shkruar në rrjetin social facebook se rezoluta nuk do “ta ndalë Thaçin drejt aventurave të rrezikshme”. “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit”, ka shkruar deputetja…

Read More