Lajme Rajon 

Aksident i rëndë afër Gjirit të Lalzit, një i vdekur dhe katër të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një automjet tip fuoristradë ka përplasur një makinë në bordin e të cilës ishin dy zonja me fëmijët e tyre. Aksidenti ka ndodhur pranë Gjirit të Lalzit. Njëra prej grave është transportuar për në urgjencë, por ka ndërruar jetë. Ajo ishte duke udhëtuar në mjetin e saj, ndërkohë që janë përplasur me një makinë fuoristradë, shkruan Top-Channel.

Lexo më shumë
Rajon 

Shqiptari Mustafa Shentop zgjedhet kryetar i Parlamentit në Turqi

Parlamenti në Turqi ka zgjedhur të dielën ligjvënësin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mustafa Shentop (Şentop), kryetar të ri të parlamentit. Shentop, një ligjvënës nga provincat veri-perëndimore të Tekirdag dhe me prejardhje nga një familje shqiptare, mori 336 vota në raundin e tretë të votimit nga Asambleja e Madhe Kombëtare me 600 vende. Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më…

Lexo më shumë
Rajon 

Shëngjin, zjarr në zonën e Knallës

Një zjarr është regjistruar mesditën e së dielës në afërsi të Shëngjinit në zonën e Knallës. Flakët janë përhapur me shpejtësi si pasojë e erës në zonë. Zjarrëfikset ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve dyshohet se zjarri të jetë vënë qëllimisht për të djegur kallamishtet dhe ferrat, por era që po fryn ka bërë që zjarri të dilte jashtë kontrollit.

Lexo më shumë
Rajon Vend 

SHBA-ja i kërkon Serbisë arrestimin dhe ekstradimin e Gurit

Kongresistët amerikanë gjatë takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin në Munih, kanë kërkuar që Serbia, për shkak të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, ta arrestojë dhe ta ekstradojë Goran Radosavljeviq – Gurin, atëbotë ish – udhëheqës policor në Kosovë, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”. “Ka qenë bisedë shumë e vështirë. Palës amerikane më së shumti i ka interesuar rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi e më pas Kosova”, ka thënë burimi i kësaj gazete, transmeton Koha.net. Duke u përgjigjur në kërkesën kongresistëve, Vuçiqi gjoja është përgjigjur se…

Lexo më shumë
Rajon 

Prokuroria Publike do t’i thërrasë për pyetje të gjithë udhëtarët që mbijetuan në aksidentin në Llaskarcë

Prokuroria Publike njoftoi një proces të gjerë të dëgjimit të të mbijetuarve në autobus. Pas shërimit të tyre të gjithë do të thirren për t’u marrë në pyetje disa herë për, siç thonë nga prokuroria, krijimin e një pamje të plotë se çfarë ka ndodhur në autobus pak para rrëzimit. “Përveç dëshmive të njerëzve, nga to do të kërkohet edhe dokumentimi i plotë i shërimit për shkak se shërben si material dëshmues në gjetjen e arsyes së tragjedisë”, thonë nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përndryshe automjeti ku humbën jetën 15…

Lexo më shumë
Rajon 

15 të arrestuar dhe 80 të shoqëruar pas protestës së opozitës në Tiranë

Plot 80 të shoqëruar, 15 të arrestuar dhe 7 të shpallur në kërkim! Ky është bilaci i deritanishëm i hetimeve, ndaj personave që dyshohet se janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së të shtunës, të opozitës në Tiranë. Mes të arrestuarve, edhe Florenc Hoxha, ish-drejtor i Policisë Bashkiake. Policia e Shtetit thotë se të arrestuarit janë nga Tirana, Kavaja, Divjaka, Shkodra, Durrësi, Cërriku, Elbasani dhe Fieri. Pesë prej të arrestuarve po procedohen në gjendje të lirë. Sipas Policisë së Shtetit, të arrestuarit u identifikuan pas analizimit të pamjeve…

Lexo më shumë
Rajon 

Atentati në Vlorë, ja çfarë u gjet brenda makinës së atentatorëve

Atentati që ndodhi mesditën e sotme në Vlorë, ku u vranë dy persona dhe një i tretë u plagos, tronditi qytetin. Atentatorët dogjën më pas makinën që përdorën gjatë atentatit, duke e braktisur në fshatin Sherisht. Brenda makinës së djegur janë gjetur dy kallashnikovë, të cilët mendohet janë përdorur gjatë sulmit. Sipas informacioneve, objektivi i atentatit ishte Armando Sulejmani, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy viktimat Orest Rexho, kunati i Sulejmanit dhe Arjan Hasani, shoku i tij ndodheshin rastësisht me të në makinë.…

Lexo më shumë
Rajon 

Detajet më të fundit për aksidentin në Tetovë

Tre nga të lënduarit në aksidentin e autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, që ndodhi më 13 shkurt, ende janë në gjendje kritike, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë. Siç njoftojnë nga Ministria, për momentin, në spitalin “8 shtatori” të hospitalizuar janë 18 pacientë. Tre prej tyre janë ende në gjendje kritike, ndërsa 15 të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore. Një pacient gjatë ditës së djeshme është lëshuar për shërim shtëpiak. Në Qendrën Klinike në Shkup, 6 pacientë janë të hospitalizuar, nga ku 3 janë në Klinikën për Anestezion, Rianimacion dhe Shërim Intensiv, ndërsa dy prej tyre janë…

Lexo më shumë
Rajon 

Gjendet e braktisur një gomone gjigante, për çfarë do përdorej

Një gomone bosh, raportohet se është gjetur në në grykëderdhjen e lumit Vjosë mbrëmjen e djeshme.  Sipas të dhënave nga policia kjo është gomonia me e madhe e kohëve të fundit që është gjetur e braktisur.  Dyshohet se kjo gomone do të përdorej nga trafikantë për të transportuar lëndë narkotike.  Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje duke dashur të shkojë në identitetin e personave që kanë marrë gomonen për të kryer një trafik të mundshëm të lëndës narkotike jashtë vendit. /albeu.com/

Lexo më shumë
Rajon 

Gjendet e mbytur në lumin Vardar gruaja e zhdukur disa ditë më parë

Trupi i gruas së ndjerë që dje rreth orës 13:00 u gjet në lumin Vardar tek ura në Lisiçe të Epërme është e gruas 38 vjeçare nga Draçeva. Trupi dje u dorëzua për autopsi ndërsa në trup nuk u gjetën shenja dhune, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kërkimet për shkupjanen D.P filluan që nga dita e hënë, kur në stacionin policor në Draçevë e paraqiti buri i saj.

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial