Lajme Vend 

Ambasada e Zvicrës reagon ndaj mohimit që Vuçiqi ia bëri masakrës së Reçakut

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka reaguar pas mohimit që i bëri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, masakrës së Reçakut. Në një reagim të përbashkët me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, kjo ambasadë ka thënë se çdo deklaratë për luftën duhet të bazohet në fakte dhe duhet të tregojë respekt ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Në reagimin e saj, ambasada e Zvicrës ka përkrahur reagimet ndaj deklaratave të Vuçiqit duke shtuar se në Reçak ishin kryer krime masive kundër shqiptarëve, shumica civilë të paarmatosur. “Ambasada e Zvicrës…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Arrestohen dy të dyshuar për falsifikim të parasë dhe konfiskohen bankënota të dyshuara si të falsifikuara

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësiti i Krimeve Ekonomike kundër korrupsionit, rajoni i Ferizajt, kanë bërë arrestimin e dy personave nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘falsifikim i parasë’. Me datën 6 dhjetor 2019, Policia thotë se nga pikëkalimi kufitar në Glloboçicë, njësitet policore kanë marrë informatë për një rast dyshimi për ‘falsifikimin e parasë’, ku të dyshuarit tashmë të arrestuar janë ndaluar nga Policia Kufitare, të cilët gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve kanë gjetur të fshehura kartëmonedha të falsifikuara.…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Dënohet me 4 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për vjedhjen e 500 eurove

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit A. I., duke i shqiptuar dënim prej 4 vitesh burgim efektiv dhe dënim me gjobë prej 5000 euro. Gjykata thotë se i akuzuari me datën 29.10.2018, rreth orës 02:00, në pompën e benzinës “Veda Com” në fshatin Pasjan, Komuna e Parteshit, në bashkëveprim me dy të pandehur të tjerë, “me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, të armatosur dhe të maskuar nën kërcënim e armëve kanë kryer grabitjen, fillimisht kanë sulmuar fizikisht punëtorët e…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Osmani: Serbia vazhdon mohimin e krimeve në Kosovë, ndërsa BE-ja e shpërblen atë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, ka akuzuar Serbinë për mohimin e krimeve të kryera në Kosovë. Ajo thënë se në vend të dënimit të kriminelëve serb, Bashkimi Evropian është duke e shpërblyer Serbinë me hapjen e një kapitulli për integrim në këtë organizatë. “Në ditën ndërkombëtare të kujtimit të viktimave të gjenocidit, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën si rezultat i politikave gjenocidale të shtetit serb, dhe në veçanti fëmijët e vrarë e të masakruar nga…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Ahmeti kërkon nga Qeveria ta ndalojë qymyrin për shkak të nivelit të ndotjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me ndotjen e ambientit në kryeqytet. Ahmeti nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka përmendur disa masa të cilat duhet të ndërmerren për parandalimin e ndotjes se ambientit. Në këtë kontekst, Ahmeti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merr vendim për ndaljen e shitjes se qymyrit. “Masë afatshkurtër do të ishte ndalimi i qymyrit për ngrohje, por kjo nuk mund të bëhet përmes inspektimit individual të shtëpive. Thjeshtë është e pamundur. Kjo mund të ndalet vetëm në…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

A do të dalin pagat e dhjetorit me rritje? Flasin nga Ministria e Financave

Ministria e Financave do të bëjë ekzekutimin e pagave të dhjetorit me rritje për sektorin publik, ashtu siç është paraparë me Ligjin për pagat. Lajmin e ka konfirmuar Muharrem Shahini nga Zyra për Informim e Ministrisë së Financave. “Për zbatimin e Ligjit për pagat janë bërë përgatitjet për të filluar implementimi i tij në muajin dhjetor. Mjetet financiare janë në buxhet, masa e pagave e buxhetuar është mëse e mjaftueshme për mbulimin e kësaj kostoje financiare”, ka thënë Shahni për “klankosova.tv” Nga kjo ministri është bërë me dije se përkundër…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Bizneset vazhdojnë të mos e raportojnë korrupsionin nga frika e hakmarrjes

Korrupsioni vazhdon të jetë njëri ndër problemet kyçe me të cilin përballen bizneset në Kosovë, ndërsa për të inkurajuar raportimin më të madh të tij, institucionet shtetërore duhet të zhvillojnë dialog të vazhdueshëm me bizneset, si dhe të tregojnë rezultate më të mëdha në luftimin e korrupsionit, me qëllim të fuqizimit të besimit të tyre. Kjo u tha gjatë prezantimit të të gjeturave të Studimit të Perceptimit të Korrupsionit, të kryer bashkërisht nga Oda Ekonomike Amerikane si dhe nga Programi i Aktivitetit të Drejtësisë Komerciale të USAID, me rastin e…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kosova dhe Iowa arrijnë marrëveshje për edukim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ku së bashku me presidentin e Des Moines Area Community College (DMACC), Rob Denson, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve në Kosovë në fusha të ndryshme teknike si saldues, elektricist, ndërtues, operues i makinerisë dhe shumë të tjera. Marrëveshja parasheh dhënien e qendrës së trajnimeve të KEK-ut në shfrytëzim, kurse DMACC-ja sjelljen e profesorëve dhe trajnuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do t’i ndihmojë vendit për të…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj takohet me përfaqësues të një kompanie gjermane

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e kompanisë gjermane Luma International GmbH, të cilët kanë shprehur interesim për të investuar në sektorin e minierave, përkatësisht në Minierën e Boksitit në Komunën e Klinës. Përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, Haradinaj ka treguar se ka shpalosur me ta mundësitë e favorshme që ofron infrastruktura ekzistuese, ligjet tona dhe resurset e përshtatshme njerëzore. “Gjatë mandatit qeverisës, ne i kemi dhënë prioritet investimeve të huaja direkte në Kosovë, në sektor të rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe hapjen…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se të hënën ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në kryeqytet. Kjo komunë ka theksuar se këto vaksina janë sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës, nga gripi sezonal, ka filluar nga sot, 9 dhjetor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendra e Vaksinimit. Qendra është e hapur prej orës 07:00 deri në orën 19:00. Vaksinat janë të para-kualifikuara sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, prandaj, garantojnë cilësinë dhe sigurinë e tyre dhe janë…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial