Lajme Vend 

Rashit Qalaj tregon se kur do të bëhet sigurimi shëndetësor për Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës çdo ditë përballet me sfida të ndryshme gjatë punës së saj në terren, ndërkohë akoma nuk ka sigurim shëndetësor për Policinë e Kosovës. E në anën tjetër ,po vlerësohet njëri nga institucionet me besueshmërinë më të lartë në rajon. Pra, Policia e Kosovës, përkundër shumë sfidave ka ngritur në nivel të lartë konsideratën për të, duke u bërë institucion me të cilën krenohemi të gjithë. Luftimi i ekstremizmit, parandalimi i akteve terroriste, zbulimi i rrjeteve kriminale, si trafikimi i njerëzve dhe luftimi i dukurive negative, ka bërë…

Lexo më shumë
Vend 

Përkujtohet vrasja Mon Balës dhe Arben Xheladinit

Në 12 vjetorin e vrasjes së Mon Balës dhe Arben Xheladinit, të cilët humbën jetën në protestën e vitit 2007, Lëvizja Vetëvendosje së bashku me familjarë, miq e qytetarë, kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore e vendosur në shesh. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se sot janë mbledhur që të kujtojnë jetën dhe veprën e tyre. “Në momentin kur qytetarët mbërritjen këtu, ushtria e UNMIK-ut doli përpara dhe na i bllokuan rrugët, ne e paralajmëruam një protestë paqësore, dhe ajo u kthye në një gjakderdhje.…

Lexo më shumë
Vend 

Pantina: Në mars të procedohet Projektligji për Qeverinë

Një nga pesë kushtet që do e siguronte votën e Partisë Socialdemokrate për miratimin e buxhetit për vitin 2019 ishte edhe Projektligji për Qeverinë, përmes së cilit kërkuan që të ulet numri i zv.ministrave. Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë  se nëse Projektligji për Qeverinë nuk e trajton zvogëlimin e numrit të zv. ministrave atëherë grupi parlamentar që ajo përfaqëson do të krijojë amendament përmes së cilit do të kërkojnë që asnjë ministri të mos i ketë më shumë se dy zv. ministra. “Unë besoj që edhe deputetët tjerë…

Lexo më shumë
Vend 

Detaje të Policisë për konfiskimin e mbi 200 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj, me ç’rast janë arrestuar gjashtë persona dhe janë konfiskuar 209 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Sipas Policisë, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, njësiteve relevante të Ferizajt dhe në asistencë të njësiteve për reagim të shpejtë, pas një hetimi disa mujor, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar. “Ky operacion policor është realizuar nën urdhëresën dhe bashkëpunimin…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Bieber: Për ndryshimin e kufijve të Kosovës po zhvillohen bisedime të fshehta

Analisti austriak, Florian Bieber, njëherësh bashkërendues i Grupit për Këshill Politik Evropian (BIEPAG), mendon se lidhur me Kosovën, jashtë skenës publike, prapa dyerve të mbyllura po bisedohet për ndryshimin e kufijve, për çka ekziston edhe përkrahja e disa vendeve perëndimore. Për analistin austriak problemi më i madh është se po krijohet përshtypja sikur Gjermania është jashtë këtyre zhvillimeve, por thotë se nuk e di nëse ndonjëherë kanë ndodhur diku bisedime, “në të cilat nuk ka qenë e përfshirë  Gjermania, e të cilat kanë mundur të sjellin një rezultat i pozitiv”.…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Gazeta serbe shkruan skenarë për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi

Mediat serbe vazhdojnë ta kenë kryetemë çështjen e Kosovës. Gazeta beogradase “Blic” ka prezantuar pesë skenarë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas kësaj gazete, ndarja e territorit, normalizimi i marrëdhënieve, korrigjimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe mbajtja e gjendjes staus quo, janë pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Si anë pozitive e kësaj zgjidhjeje shihet se Serbia e kthehen kontrollin mbi territorin e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndërsa ana negative e kësaj është se statusi komunitetit serb në jug të lumit Ibër,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Grabovci: Kur u ktheva në Kosovë, fondin “Vendlindja Thërret” e lashë me 70 mijë franga borxhe

Adem Grabovci ka ardhur me një rrëfim për jetën dhe karrierën e tij në emisionin ”Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini. Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka folur për fondin “Vendlindja Thërret” dhe rolin e tij në këtë fond derisa ishte kthyer në Kosovë. Grabovci ka thënë se në fillimet e tij, ky fond ka qenë shumë i varfër por me kalimin e kohës kanë filluar të rriten donacionet. “Kam qenë njëri nga tre anëtarët përgjegjës të fondit “Vendlindja Thërret”. Fillimisht fondi ka pasur një shumë minimale,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

“Kosova, nder dhe detyrë”, logoja e 11 vjetorit të pavarësisë

Kosova më 17 shkurt të këtij viti feston 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj, ndërsa ditë më parë është lansuar edhe logoja zyrtare për këtë përvjetor. Për nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjelli këtë festë shtetërore. “Kosova, nder dhe detyrë”, janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndryshe, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Këshilli Organizativ kishte përzgjedhur një logo të re, pas shqetësimeve të shfaqura në publik, se logoja e parë ishte plagjiaturë,…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Punëtorët e Shërbimit Korrektues nesër në protestë

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë. Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se nesër do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2. Protesta është paraparë të fillojë para orës 08:00 para Drejtorisë dhe të përfundojë te Porta Zero në orën 09:00. Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë. Kryetari i…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Arrestohen pesë persona pasi u kapën me 220 kg marihuanë, planifikonin ta transportonin jashtë Kosovës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se janë arrestuar pesë persona për narkotikë. “Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Njësitin Antidrogë, janë kryer kontrolla në dy lokacione me ndihmën e Policisë Speciale të Kosovës, si dhe, pas kontrollit në këto dy lokacione, mbrëmë janë konfiskuar 220 kg substancë narkotike të llojit marihuanë që dyshohet se ka ardhur nga shteti i Shqipërisë dhe gjithashtu janë konfiskuar tri vetura”, thuhet në komunikatë. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj thotë se janë arrestuar pesë persona për…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial