Lajme Vend 

Komandant Hoxha flet pas intervistimit në Hagë

Ismet Tara, apo i njohur si komandant Hoxha, ka përfunduar intervistimin disa-ditor në Prokurorinë Speciale në Hagë. Në një njoftim nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook, komandant Hoxha është shprehur i lumtur për përfundimin e intervistës së tij. “Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje. Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Haradinaj: Gjermania partner i rëndësishëm i Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takimkëshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Skenderaj, Drenasi e Malisheva përfitojnë mjete financiare për projektet lokale

Prishtinë, 11 mars – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të hënën ka vazhduar nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me komunat për mbështetje të projekteve lokale të tyre. Kësaj radhe marrëveshje bashkëpunimi ministri Lekaj nënshkroi me krerët e komunave të Skenderajt, Drenasit dhe Malishevës. Komuna e Skenderajt përfiton mjetet financiare në vlerë 1.560.000 euro për këtë vit, për realizimin e tetë projekteve të infrastrukturës lokale; komuna e Drenasit përfiton mbështetje në financim të tri projekteve në vlerë prej 450.000 euro; kurse komuna e Malishevës për vitin 2019 përfiton përkrahje…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Policia e Kosovës: Në veri situata është normale

Policia e Kosovës ka përgënjeshtruar spekulimet e medieve të Beogradit për situatën sotme në veri, transmeton Koha.net. Në një bisedë për portalin KoSSev, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë se “situata është normale, se nuk ka ndonjë gjë konkrete dhe se Policia e Kosovës po punon në pengimin e krimit të organizuar dhe po ndërmerr aksione në bazë të detyrave dhe obligimeve të veta”. Edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin veri i Besim Hoti i ka thënë këtij portali se komunikacioni në veri po zhvillohet…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Kryeministri Haradinaj priti në takim delegacionin e investitorëve amerikanë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim delegacionin e investitorëve amerikanë, të kryesuar nga Michael Mintz, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Squared Property Group LLC”, me të cilët ka biseduar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja. Në këtë takim, kryeministri Haradinaj theksoi se me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Ministri Matoshi dhe ministrja Hoxha koordinohen për projektet e fondeve IPA

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin Arben Çitaku dhe këshilltarët politik, sot kanë pritur në takim ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, sekretarin e ministrisë dhe kabinetin e ministres, me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy ministrive në çështjet e integrimeve evropiane, fondet e IPA-s, në fushën e mjedisit dhe zbatimin e direktivave të BE-së që lidhen me fushat që mbulon MMPH-ja. “Në takimin me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, kemi diskutuar për shumë tema dhe projekte, ndër to ndërrimi i…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

76 kosovarë janë vrarë në Siri e Irak, 152 gra e fëmijë ndodhen ende atje

Që nga vitit 2012, kur edhe për herë të parë janë regjistruar rastet e para të bashkëngjitjes së konfliktit në Siri dhe Irak, janë vrarë 76 kosovarë. Në mesin e vitit 2012 janë regjistruar rastet e para të shkuarjes së kosovarëve në zonën e konfliktit në Siri dhe më pastaj në Irak. Policia e Kosovës ka treguar për lajmi.net, se që nga ajo kohë e deri më tani janë 253 persona të gjinisë mashkullore që iu kanë bashkëngjitur ISIS-it. “Që nga viti 2012 e deri më tani janë 253 persona…

Lexo më shumë
Vend 

Gjini: Shqetësuese, për më shumë se 24 orë janë shfaqur mbi 80 zjarre në Gjakovë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar lidhur me zjarrin që ka kapluar sot supermarketin “Viva Fresh”, në qendër të këtij qyteti. Gjini përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se është shumë e papërgjegjshme sjellja e individëve që rrezikojnë jetën e qytetarëve, duke shtuar se rastet e zjarreve janë shtuar në Gjakovë. “Sot në Gjakovë ra zjarr në njërin ndër objektet e mëdha në qendër të qytetit, në qendrën tregtare Viva Fresh. Edhe pse dëmet materiale duket se janë të mëdha, fat i…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Lista Serbe e gatshme të votojë rrëzimin e Haradinajt

Lista Serbe është e gatshme të votojë për rrëzimin e Qeverisë së Ramush Haradinajt, nëse opozita siguron 51 vende në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar deputeti i kësaj partie Igor Simiq. Ai tha për Pink TV se do të kthehej në Kuvendin e Kosovës në kohën kur opozita të mbledhë nënshkrime për shkarkimin e qeverisë. Simiq tha se Lista Serbe nuk është në Parlamentin e Kosovës, pasi dëshiron të jetë me popullin e saj dhe jo me praninë e saj duke i dhënë legjitimitet sesioneve parlamentare, “sepse ata formuan një…

Lexo më shumë
Lajme Vend 

Dilemat për dialogun pa ‘vija të kuqe’

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) që “nuk duhet të ketë vija të kuqe” lidhur me çështjet që mund të parashtrohen në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve, ka rihapur debatet lidhur me qasjen që duhet ta ketë Kosova ndaj dialogut. Njohësit e zhvillimeve politike në vend, kanë thënë se etapa finale e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë delikate dhe komplekse, ndërkaq që çështjen…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial