Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka cilësuar “gënjeshtra të neveritshme” deklaratat e opozitës atje se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Ka shumë gënjeshtra të neveritshme që qeveria në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë të gatshëm të njohin pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Daçiq në një deklaratë për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Daçiq theksoi se “Serbia dhe Vuçiq “e kanë thënë qartë një milion herë se Beogradi dëshiron një dialog dhe një zgjidhje paqësore të problemit, por se nuk pajtohet të shantazhohet dhe ultimatum për njohjen e Kosovës”.

“Pra, ndaloni së gënjyeri njerëzit që dikush do ta njohë Kosovën,” shtoi ai.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë tha se në tetë vitet e mëparshme, për sa kohë që zgjati koalicioni qeverisës i Partisë së tij Socialiste dhe Partisë Progresive Serbe të Vuçiqit, Serbia “e vendosi çështjen e Kosovës përsëri në rendin e ditës”, për dallim nga koha kur partia qeverisëse drejtohej nga Partia Demokratike e Boris Tadiqit.

“Në atë kohë, gati 90 vende e njohën Kosovën, gjatë qeverisjes sonë 18 vende tërhoqën njohjen e Kosovës, kështu që sot Kosova nuk ka më shumicë për pranim në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh Daçiq.

Fitore H

Read Previous

Humbje të mëdha nga koronavirusi në Mal të Zi, 92% më pak turistë

Read Next

I nominuari i Trump për ambasador në Berlin ish -koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës