Dallkau thotë se asgjë nuk ka përfunduar, pavarësisht se Prishtina fitoi 3:0 ndaj Drenicës

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka këmbëngulur se ende asgjë nuk ka përfunduar dhe skuadra e tij nuk e ka arritur finalen e Kupës së Kosovës, pavarësisht se e mundi bindshëm 3:0 Drenicën në ndeshjen e parë në kryeqytet.

Prishtina e mposhti 3:0 Drenicën në takimin e parë gjysmëfinal në Kupën e Kosovës të martën, në atë që ishte ndeshja e parë në futbollin kosovar pas një pushimi të gjatë detyruese për shkak të pandemisë koronavirus, raporton Gazeta Express.

Ahmet Januzi dhe Meriton Korenica i shënuan golat e triumfit për t’i dhënë Prishtinës një epërsi të qëndrueshme në Fadil Vokrri në kryeqytet, para ndeshjes së kthimit pas dy javëve në Skenderaj.

Por rezultati ka mundur të ishte shumë më ndryshe, sikur Hasan Hyseni i Drenicës të shënonte nga penalltia dy minuta parafundit kur bardhekaltrit po fitonin 2:0.

Dallu i qau edhe rastet e humbura nga lojtarët e tij, të cilët shumë herë ishin pranë golit, i cili iu mohua nga portieri Ymeri me pritje fantastike të njëpasnjëshme

“Në vend se të fitonim 5:0 ne rrezikuam të fitonim 2:1. Jam i lumtur dhe i kënaqur me fitoren dhe lojtarët. Kjo fitore na jep rehati të mirë për ndeshjen e kthimit por asgjë nuk ka mbaruar”, tha Dallku pas ndeshjes.

I pyetur nëse gjithçka ka mbaruar para ndeshjes së kthimit pas dy javëve në Skenderaj, Dallku tha se në futboll nuk ka favorit absolut.

“Në futboll nuk ka ekip superfavorit ,sidomos në Kosovë dhe na duhet përqendrim maksimal për ndeshjen e radhës në Skenderaj, pasi asgjë nuk ka përfunduar duke ditur që janë edhe 90 minuta për të luajtur, por ajo edhe çfarë më gëzon është edhe debutimi i një talenti siç është Zhuri”, shtoi ai. 

Ardian H

Read Previous

Flasin nga VV-ja tregojnë se a do të ketë nesër gaz-lotsjellës në Kuvend

Read Next

Kylie Jenner blen avion privat dhe prona në vlerë 130 milionë dollarë