Ditë e diel, Zemaj në aeroport, s’ndalet me aksione!

Pas raportimit të Indeksonline për mos respektim të masave ndaj Covid-19, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shteti po merr masa.

Edhe pse ditë e diel, Ministri Zemaj nuk po ndalet me aksione, ai vazhdimisht po qëndron nëpër terren, ku po kujdeset që gjithcka do shkojë sic duhet.

Sipas burimeve të Indeksonline, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj së bashku me drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramdanin, Inspektoriatin dhe njësitet policore sapo kanë arritur në aeroport.

Mësohet se ata do të vëzhdojnë nga afër situatën në Aerportin e Prishtinës.

Poashtu burime të Indeksonline bëjnë më dije se Ministri Zemaj do të kërkojë llogari pse gjatë ditës së djeshme u lejuan 6 aterime në aeroport, në të njejtën kohë, me ç’rast është shkaktuar tollovi e madhe.

Sipas vendimit të Qeverisë, fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve. Ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 9 korrik 2020. /Indeksonline/

Fitore H

Read Previous

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Musli Berisha

Read Next

Çmendet rinia shqiptare, alkool dhe ‘shkuma party’