Edhe 19 persona të prekur nga Covid-19 në mjediset serbe në 24 orët e fundit

Në mjediset serbe në Kosovë nga virusi Corona janë prekur edhe 19 persona në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e të prekurve në 818, ndërkohë që raste aktive me virus janë 535 raste të infektimit, ka njoftuar shtabi i krizës, shkruan Tanjug

Nga shtabi i krizës në Mitrovicë është kumtuar se në 24 orët e fundit në mjediset serbe janë kryer 60 testime prej të cilave 19 rezultuan pozitiv.

Nga këta persona të prekur nga veriu në Mitrovicë janë 5, nga Leposaviqi 4, Zveçani janë 3 dhe nga Zubin Potoku 2 persona.

Ndërkohë, nga mjediset tjera në komunat tjera të Kosovës me serb, në Shtërpcë pozitiv kanë rezultuar 2 persona, po aq edhe në komunën e Gjilanit, ndërsa në Prelluzhë të Vushtrrisë 1 person.

Ndërkohë, si dihet në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën pozitiv kanë rezultuar gjithsejtë 236 persona, ndërkohë që 9 persona kanë vdekur ka njoftuar Instituti për shëndet publik në Prishtinë.

Fitore H

Read Previous

Në ShBA, për tri javët e ardhshme parashikohen edhe 20,000 të vdekur nga Covid-19

Read Next

Vdesin tre pacientë në Spitalin e Gjilanit – një i konfirmuar me COVID-19 dhe dy të dyshuar


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0