Fauci dhe Trump kundërshtojnë njëri-tjetrin për shkaktarin e përhapjes së madhe të COVID-19 në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump i është kundërvënë ekspertit të sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Faucit, duke u shprehur se ai bëri gabim kur tha se rritja e numrit të të infektuarve në SHBA erdhi si pasojë e masave jo të forta sa duhej të izolimit.

Më herët, doktor Fauci deklaroi në Kongres se pabarazia e përhapjes së pandemisë në SHBA dhe vendet e tjera të Europës mund t’i atribuohet vetëm masave shtrënguese të ndërmarra.

Fauci mendon se vendet e tjera të Europës mbyllën rreth 95% të ekonomisë së tyre gjatë javëve të izolimit ndërsa SHBA vetëm gjysmën e saj.

Por presidenti Trump duket se nuk është shumë dakord me këto deklarata dhe shprehet se “Numri i lartë i të infektuarve vjen pasi në Shtetet e Bashkuara janë kryer më shumë teste se në çdo vend tjetër”.

Dhe në fakt, sipas të dhënave më të fundit, që nga nisja e pandemisë në SHBA janë kryer më shumë se 56 milionë testime për koronavirus. 

Ardian H

Read Previous

Ronaldo rreth të ardhmes së tij: Shkojmë për Scuedetton e tretë

Read Next

Toni Braxton do të publikojë albumin e dhjetë në karrierë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0