Fiziatri i Lazios i kërkon falje Gattusos

Fizioterapeuti i Lazios, Alex Maggi i ka kërkuar falje për “sjellje oportune” pasi që fyeu trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso në bankinat e trajnerëve

Loja e natës se mbrëmshme në stadiumin San Paolo shpërtheu në disa pika, ku pati edhe disa shkëmbime fjalësh në mes të dy grupeve të stafit teknik të skuadrave.

Pasi përfundoi takimi, shpërtheu një fjalosje në stafin teknik. Në disa xhirime shihet drejtori i Lazios, shqiptari Igli Tare, i cili përpiqej ta qetësonte Gattuson i cili fjalosej me një anëtar të stafit teknik të skuadrës romake.

Kamera e kap Gattuson duke thënë “Nëse guxon thuaj ‘Terrone’ (fshatar i jugut) para meje”.

Terrone është një fjalë pezhorative që përdorët për banorët e jugut në Italinë jugore dhe ajo ishte përdorur edhe më parë kur një fans i Atalantas fyente një fans të Napolit në tribuna.

“Gjatë shumë viteve në këtë profesion, nuk e kam fyer kurrë askënd”, ka shkruar fizio i Lazios Alex Maggi në një deklaratë publike.

“Mbrëmë, gjatë ndeshjes kundër Napolit, e lejova vetën të hy në këtë sjellje oportune dhe ju kërkoj falje të gjithëve, në veçanti zotëri Rino Gattusos”, ka shkruar ai në Twitter. /GazetaExpress/Vincenzo Tolli@TolliVincenzo

Qualcuno dalla panchina della #Lazio urla a #Gattuso “Terrone di..”

Il mister risponde “Dimmelo in faccia” Terrone “..”

Purtroppo il razzismo in Italia non sarà mai debellato, fin quando si permetteranno offese di questo tipo

Radiate il signore che ha offeso Gattuso!

VERGOGNA

Embedded video

12710:10 AM – Aug 2, 2020Twitter Ads info and privacy26 people are talking about this

Ardian H

Read Previous

Synimet e Turqisë për superfuqi: Erdogani hedh zjarr në jug të Kaukazit

Read Next

Insigne pret versionin e mjekëve, mund të mungojë kundër Barçës


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0