Fratzscher: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim për ekonominë gjermane

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve të reja në Gjermani është rritur shqetësimi i ekonomisë gjermane.

“Një valë e dytë do të ishte ekonomikisht shumë më e dëmshme, se vala e parë. Kjo sepse shumë sipërmarrje janë në gjendje të vështirë, kanë borxhe të larta dhe gati aspak rezerva”, paralajmëron presidenti i Institutit gjerman për Studimet Ekonomike, Marcel Fratzscher.

Edhe Michael Hüther, drejtor i Institutit të Ekonomisë Gjermane paralajmëron nga vendosja e një “lockdown” të ri të nxituar. Ky nuk mund të justifikohet për shkak të efekteve kolaterale sociale dhe ekonomike.

Presidenti i sipërmarrjeve të mesme gjermane, Mario Ohoven apeloi tek politika që ta pengojë madje një mbyllje të re të ekonomisë.

“Do të ishte e papërgjegjshme, ta çoje drejt shkatërrimit ekonominë gjermane përmes një ‘lockdown’ të ri”, ka thënë Ohoven.

Ardian H

Read Previous

Me 2 euro lëmoshë, nëna ushqen familjen — Lusin vullnetarët për ndihmë

Read Next

Kosnett kundër ligjit për UÇK’në, thotë se duhet fokusuar në ekonomi e pandemi


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0