Fundoset mjeti amfib në SHBA, të paktën 9 ushtarë të vdekur

Një bilanc tragjik ka ndodhur gjatë një stërvitje ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një mjet amfib i marinës është fundosur larg brigjeve të Kalifornisë jugore, për shkaqe ende të panjohura, duke lënë të vdekur 9 ushtarë.

Gjatë stërvitjes në mjetin ushtarak ndodheshin 16 ushtarë, 5 prej tyre arritën të dilnin në sipërfaqe dhe të shpëtoheshin nga forcat e shumta të shpëtimit që mbërritën në zonë.

Dy të tjerë ndodhen në gjendje kritike, ndërkohë që për të tjerët, pas 40 orësh kërkimi, duket sikur nuk ka më shpresë.

“Më zemër të thyer, vendosa të përfundojë misionin e kërkimit”, deklaroi koloneli Christofer Bronzi, komandanti i kompanisë.

Komandanti i Marinës, gjenerali David Berger, njoftoi se operacionet me këto mjete do të pezullohen deri sa të mësohen shkaqet e tragjedisë, një nga më të rëndat në territorin amerikan.

Ardian H

Read Previous

Lewis Hamilton fiton çmimin e madh të Britanisë – vendos rekord historik

Read Next

Selmanaj thotë se Qeveria është e përkushtuar ta ndihmojë sektorin privat


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0