Gashi kërkon të shkruhet emri i romes pesëvjeçare në pllakën përkujtimore të Mitrovicës

Më 13 mars 1999 në masakrën në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë janë vrarë shtatë qytetarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore ku figurojnë vetëm gjashtë emra të shqiptarëve të vrarë; ndërsa emri i romes pesëvjeçare, Elizabeta Hasani, nuk figuron, njofton Klan Kosova.

Shkëlzen Gashi ka kërkuar që të përfshihet edhe emri i saj në këtë pllakë përkujtimore.

“Edhe fotografia e fotografit Tylor Hicks e dëshmon se në Tregun e Gjelbër është vrarë edhe një fëmijë pesëvjeçar. Ky fëmijë është ELIZABETA HASANI. Çikë. Pesë vjeçe. Rome. E bija e Isës dhe e Nadës. Por, në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, figurojnë vetëm emrat e GJASHTË shqiptarëve të vrarë. Nuk figuron romja pesëvjeçare ELIZABETA HASANI. Edhe në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kur prezantohet kjo masakër, figurojnë vetëm GJASHTË shqiptarët e vrarë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

PSE JO EDHE ROMJA PESËVJEÇARE ELIZABETA HASANI?Më 13 mars 1999 në masakrën në Tregun e Gjelbërt në Mitrovicë janë vrarë SHTATË qytetarë dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Sipas të dhënave të FDH-së janë vrarë: Rrahim Peci (1934), Ahmet Strana (1941), Abaz Mecinaj (1944), Ragip Bajrami (1946), Sevdije Selani (1949), Valdete Strana (1977) dhe ELIZABETA HASANI (1994). Edhe fotografia e fotografit Tylor Hicks e dëshmon se në Tregun e Gjelbërt është vrarë edhe një fëmijë pesë vjeçar. Ky fëmijë është ELIZABETA HASANI. Çikë. Pesë vjeçe. Rome. E bija e Isës dhe e Nadës. Por, në pllakën përkujtimore të ngritur nga Komuna e Mitrovicës në qendër të qytetit, figurojnë vetëm emrat e GJASHTË shqiptarëve të vrarë. Nuk figuron romja pesëvjeçare ELIZABETA HASANI. Edhe në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kur prezentohet kjo masakër, figurojnë vetëm GJASHTË shqiptarët e vrarë.Respekt për të gjitha viktimat e luftës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, racore, gjuhësore, gjinore, fetare, regjionale, politike…

Fitore H

Read Previous

Çfarë po ndodh? Pas Covid-19, IKSHPK alarmon për një tjetër virus

Read Next

Ishte raportuar i zhdukur dje, gjendet shëndosh dhe mirë i moshuari nga Përlepnica e Gjilanit