Gjendje e rënduar me koronavirus në Kosovë, IKSHPK ka një mesazh për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik para pak minutash në faqen zyrtare në “Facebook”, ka publikuar një fotografi ku përçon mesazh për bartjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës.

IKSHPK edhe më tutje vazhdon t’i udhëzojë qytetarët që t’i respektojnë këto tri rregulla të rekomanduara edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.

Ndërkaq në apelin e vazhdueshëm të Institutit, udhëzohen edhe inspektoratet sanitare dhe ato komunale që të zbatojnë patjetër Ligjin për pandeminë duke u mbështetur në manualin për COVID-19 të krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që Policia dhe Inspektorati mbrëmë të angazhohen me kapacitete të plota për monitorimin e të gjithë atyre që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Gjatë këtij aksioni që është zhvilluar në tërë territorin e Kosovës janë mbyllur disa lokale, pishina si dhe janë shqiptuar gjoba për persona fizik.

Fitore H

Read Previous

Fëmijët më të prekurit, jo nga Covid-19 por nga pasojat psikologjike të tij, OKB jep alarmin

Read Next

Tërheqja e trupave nga Gjermania, “dhurata e fundit e Trumpit për Putinin”


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0