Greenwood merr vlerësimin e radhës

Sulmuesi i Manchester United, Mason Greenwood, është një talent i madh.

18-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon dhe jo vetëm që ka fituar një vend titullari, por ka qenë shpeshherë vendimtar.

Bomberi i “Djajve të Kuq”, autor i 16 golave mes kampionatit, FA Cup dhe Europa League, ka marrë elozhe të shumta, ndërsa sot, ka marrë një tjetër vlerësim.

Greenwood është votuar si lojtari më i mirë i muajit te Manchester United. Çmim individual mëse i merituar për djaloshin anglez, i cili ka një të ardhme të madhe përpara.

Ardian H

Read Previous

Besa Kokëdhima po vjen me një bashkëpunim ndërkombëtar

Read Next

Pacientë me COVID në katin e 2-të, prishet ashensori në Klinikën e Pulmologjisë