I nominuari i Trump për ambasador në Berlin ish -koloneli që e kishte fituar Medalen e Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar për ambasador në Gjermani, kolonelin e pensionuar, Douglas Macgregor.

Macgregor që pritet të zëvendësojë Richard Grenellin në kryeqytetin gjerman, ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bashkëpunëtor tepër i ngushtë i gjeneralit Wesley Clarck.

Macgregor konsiderohet si një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe strategjinë.

Përzgjedhja e Trump për Ambasador në Gjermani duhet të konfirmohet nga Senati, ku Partia Republikane e Trump ka shumicën.

Macgregor është nderuar edhe me “Kosovo Campaign Medal”, një çmim ushtarak i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të cilin kishte vendosur ta ndante presidenti Bill Klinton më 3 maj të vitit 2000.

Medalja përfshinë shërbimin ushtarak të kryer në Kosovë që nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 31 dhjetor të vitit 2013./

Fitore H

Read Previous

Daçiq: Mos i gënjeni njerëzit se Serbia do ta njohë Kosovën

Read Next

Luana dhe Anxhelina bëjnë xing me të njëjtat rrobabanjo


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0