Infektime me COVID-19 në universitetet e SHBA’së

Nga një anketë e gazetës New York Times me 270 kolegje dhe universitete amerikane del se midis studentëve dhe stafit ka patur 6.600 infeksione me COVID-19 dhe 14 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Qindra universitete ndër 1,000 të kontaktuara nga gazeta nuk iu përgjigjën pyetjeve të anketës. Statistikat nuk përfshijnë shifrat për semestrin e vjeshtës që tashmë ka filluar në disa universitete.

Gazeta shkruan se “këto të dhëna, që thuajse pa dyshim nuk pasqyrojnë realitetin e plotë, tregojnë rreziqet me të cilat përballen kolegjet në përgatitjet për një vit shkollor në kushtet e pandemisë”.

Zyrtarët amerikanë të arsimit po përpiqen të ndërtojnë modele të ndryshme se si t’i mbrojnë më mirë studentët dhe stafin nga virusi. Disa universitete i kanë zhvendosur të gjitha leksionet në internet, ndërsa të tjera po zbatojnë një përzierje të mësimit në klasë dhe atë on-line.

Në SHBA, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve me COVID-19 është rreth 4,6 milion dhe i të vdekurve 154,450.

Ardian H

Read Previous

Lideri i VV’së në Greqi, tregon në një forum se si qeverisi pak me Kosovën

Read Next

Xhemaili apelon qytetarët që t’i përmbahen masave anti COVID-19, për t’i ikur masave shtrënguese