Infektohet me koronavirus ministri i Brendshëm i Indisë

Ministri i Punëve të Brendshme në Indi, Amit Shah, ka thënë të dielën se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ai gjithashtu njoftoi se pas diagnostifikimin me virusin e ri, është shtrirë në spital, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Shah, njëri nga ndihmësit e afërt të kryeministrit Narendra Modi dhe një nga politikanët më të fuqishëm në vendin me 1.3 miliard banorë, udhëheq një ministri që ka qenë në ballë të luftës kundër pandemisë.

“Kërkoj nga të gjithë ju që keni pasur kontakt me mua në ditët e fundit që të izoloheni dhe të testoheni”, shkroi ky ministër në llogarinë e tij në Twitter.

India është një ndër shtetet më të prekura në botë nga koronavirusi dhe ditëve të fundit numri i rasteve është rritur edhe më shumë.

Fitore H

Read Previous

Rrëfimi i gruas nga Prishtina – nëna e katër fëmijëve, e cila ditën e kalon rrugëve duke kërkuar lëmoshë

Read Next

Nisma e re synon të zhdukë pornografinë dhe trafikimin e fëmijëve: Statistika të frikshme


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0