Insigne pret versionin e mjekëve, mund të mungojë kundër Barçës

Lorenzo Insigne është duke pritur në ankth rezultatet e lëndimit të tij, derisa Napoli do ta vizitojë Barcelonën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të shtunën e ardhshme

Kapiteni ishte në lot pasi kur u largua në fund të ndeshjes kundër Lazios mbrëmë, ku Napoli fitoi me rezultat 3-1.

Ishte ndeshja e fundit për këtë sezon në Serie A kurse Napoli tani pritet që të fokusohet në ndeshjen për çerekfinale në Ligën e Kampionëve, pasi kishte barazuar 1-1 në shtëpi kundër Barcelonës.

Ka pasur raporte të ndryshme sot për këtë lëndim, por që për natyrën e tij nuk do të dihet deri pas testeve që do të dalin të hënën.

Disa burime thonë se lëndimi mund të jetë një zgjatje e muskujve në kofshë, lëndim që do ta lente jashtë Insignen për katër deri në gjashtë javë, saktësisht kur edhe përfundon sezoni me finalen në Ligën e Kampionëve.

Disa të tjerë janë të sigurt se është vetëm një mavijosje e lehtë që nuk do ta lë atë jashtë as për një javë. 

Ardian H

Read Previous

Fiziatri i Lazios i kërkon falje Gattusos

Read Next

Manchester United futet në garë për Gabriel