Këndoi kundër Albin Kurtit, e Hashim Thaçit i thoshte ‘Baba i Kombit’ – ja çka i bëri policia rapsodit nga Drenica

Policia e Kosovës ka ndaluar në aeroportin Adem Jashari, rapsodin Nuredin Gashi, i cili jeton në Suedi. Gashi është ndaluar shkaku i publikimit të një këngë në YouTube, e cila i kushtohet liderit të VV’së Albin Kurti dhe ish’këshilltarit të tij Shkelzen Gashi, e që të dyve u referohet si tradhëtarë.

Lajmi për ndalimin e rapsodit me origjinë nga Drenica është bërë i ditur në disa faqe në Facebook, të cilat promovojnë UÇK’në dhe ish’pjesëtarët e saj.

Në njoftim thuhet se rapsodi Gashi është ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi ishte denoncuar nga Vetëvendosje lidhur me një këngë të publikuar në YouTube, dhe e cila titullohet ‘Kush tradhëton atdheun e vetë e vret pushka me fishek’.

Fitore H

Read Previous

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund

Read Next

Mjeku shqiptar, thirrje të rinjve: Shmangni grumbullimet në plazhe e bare, po rrezikoni veten dhe të afërmit tuaj


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0