Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë vend janë regjistruar 49 raste të reja të koronavirusit.

Nga këto raste, 33 ishin të personave të infektuar brenda vendit dhe 30 prej tyre u regjistruan vetëm  në rajonin e skajshëm perëndimor, Xinjiang, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Tri rastet tjera të transmetuara në nivel lokal u raportuan në provincën verilindore, Liaoning, që shtrihet pranë kufirit me Korenë Veriore.

Përpos rasteve me simptoma, u shënuan edhe 20 raste të personave të infektuar por që nuk kanë simptoma, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Gjashtëmbëdhjetë raste të tjera u regjistruan në rajone të tjera, përfshirë Shangain, Shandongun dhe Hubein.

Kina ishte shteti i parë që regjistroi zyrtarisht persona të infektuar me koronavirus. Kjo ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa tani virusi është përhapur pothuajse në tërë botën.

Fitore H

Read Previous

Rekord i zi, që nga e hëna 51 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Read Next

Të rinjtë e Mitrovicës mblidhen për t’u argëtuar pa frikë për koronavirus


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0