Kishte për qëllim mbledhjen e njëmijë funteve për punonjësit shëndetësor, në ditën kur festoi 100-vjetorin zbuloi se janë bërë mbi 30 milionë

Kapiteni Tom Moore nga Britania e Madhe, ka arritur të mbledhë më shumë se 30 milionë funte donacion për Sistemin Nacional Shëndetësorë të Britanisë së Madhe (NHS). Ai këtë e arriti ta bëjë pak ditë para ditëlindjes së tij të 100-të, që sot e festoi.

Moore e kishte nisur misionin e tij të mbledhjes së parave për NHS-në më 10 prill, ku planifikonte të bënte 100 radhë në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton Telegrafi.

Ky veteran që ka shërbyer në Indi dhe Burma gjatë Luftës së Dytë Botërore, në fillim i kishte vënë vetes mision që t’i mbledh njëmijë funte që do t’ia dhuronte punonjësve të sistemit shëndetësor gjatë epidemisë së coronavirusit.

Për vetëm disa javë, 100-vjeçari ka pranuar aq shumë donacione nga më shumë se një milion njerëz, si dhe letra motivuese nga figura publike në mesin e tyre edhe anëtarë të familjes mbretërore.

Deri më sot kur festoi 100-vjetorin e lindjes, ka mbledhur më shumë se 30 milionë funte. Ky oficer i pensionuar sot është dekoruar me titullin kolonel nderi, kurse ka paralajmëruar se do të vazhdojë shëtitjen e tij në shenjë përkrahje për heronjtë e NHS-së. /Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

Twitter rrit numrin e përdoruesve, por me më pak të hyra nga reklamat

Read Next

Rexhep Selimi flet për testet ‘dhuratë’ nga Serbia: Gabimi është i vogël në raport me humanizmin