Kishte simptoma të COVID-19, i mituri rezulton negativ, por familja shokohet nga ajo që nxjerr testi

Një 12-vjeçar dhe familja e tij kanë përjetuar momente të trishtueshme përgjatë këtyre muajve, kjo për faktin se vogëlushi u diagnostikua me kancer.

Cody Lockeyt nga Britania e Madhe, filloi të shfaqte simptoma të koronavirusit, si kollë dhe ethe. Prindërit të merakosur për shëndetin e tij e dërguan për në spital. Por me të mbërritur atje ato kanë marrë një lajm tepër të hidhur. Testimet treguan se djali nuk ishte i infektuar me virusin, por vuante nga leucemia akute. Për fat të mirë qelizat kancerogjene nuk u gjetën në palcën kurrizore, por gjithsesi vogëlushi duhet të nisë seanca kimioterapie.

“Për tre ditë me radhë Cody ndihej i lodhur, kishte kollë dhe ethe. Duke qenë në këtë situatë, mendja na shkoi se mos ai ishte i infektuar me COVID-19. E dërguam djalin në spital dhe pritëm me ankth përgjigjet e testit, por kur mjekët na thanë që ai vuante nga kanceri, u trishtuam së tepërmi”, u shpreh nëna e Codyt, Lisa.

Ardian H

Read Previous

Sylvester Stallone akoma në formë të mirë edhe në moshën 74 vjeçare

Read Next

Aktorja e kolme nxeh atmosferën në bikine


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0