Kjo është skuadra e vetme për të cilën Sterling do të largohej nga Man City

25 vjeçari Sterling është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015, dhe në 155 paraqitje ka shënuar 59 gola.

Raheem Sterling do të largohej nga Manchester City vetëm për një skuadër, dhe ajo është Real Madrid.

Ylli anglez në dy sezonet e fundit ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në fanellën e Manchester Cityt, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në botë.

Dënimi i Manchester Cityt për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për dy sezone, ka bërë që në medie të qarkullojnë zëra për largimin e Sterling.

Jo pak herë është përmendur një rikthim te Liverpool, por së fundi, është përfolur edhe Manchester United.

Por, është tani ‘Indepedent’ që shkruan se Raheem Sterling do të largohej nga Manchester City vetëm për skuadrën e Real Madrid.

25 vjeçari Sterling është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015, dhe në 155 paraqitje ka shënuar 59 gola.

Ardian H

Read Previous

Këta janë emrat e katër ministrave nga AAK-ja në Qeverinë Hoti

Read Next

Dugarry fundos Payet: Jeton në një botë tjetër