Komuna e Prishtinës ende s’ka vendim nëse nesër do të hapen çerdhet

Disa komuna në Kosovë kanë njoftuar se nesër i hapin çerdhet ndërsa udhëheqësit e qytetit më të madh në Kosovë, Prishtina, ende s’ka asnjë vendim. Kryetari Shpend Ahmeti s’ka dhënë asnjë informacion nëse do të lejojë apo ka vendosur të shtyjë hapjen e shtëpive të fëmijëve.

Asnjë informacion nuk e ka lëshuar Komuna e Prishtinës lidhur me hapjen e çerdheve. Pavarësisht se Shpend Ahmeti kishte thënë se me gjasë çerdhet do të hapen më 3 gusht i njëjti nuk ka dhënë më asnjë informacion.

Ndërkohë, sot një asociacion i çerdheve private ka paralajmëruar se do të hapen çerdhet për të mos u mbyllur më.

Asociacioni i Institucioneve Parashkollore ka njoftuar se nga e hëna hapen çerdhet për të mos u mbyllur më. Kanë thënë se kanë plotësuar të gjitha kërkesat higjeno-sanitare.

 “Pas vendimit të institucioneve qëndrore shtetërore të Kosovës se përgjegjësia për rihapjen e kopshteve/çerdheve bie mbi institucionet lokale (komunat) si dhe në mungesë të koordinimit të të gjitha komunave që kopshtet të hapen në unison njëjtë, si dhe pas kërkesave të pandërprera nga prindërit, ne si Asociacion i Institucioneve Parashkollore Private duke qenë nën ombrellën e MASHT-it dhe duke qenë të sigurtë se gjithnjë që nga fillimi i kemi plotësuar kushtet higjieno-sanitare nën mbikqyrjen e inspektoriateve të AVUK-ut, MASHT-it, DKA-ve kemi vendosur një zëri që: – KOPSHTET/ÇERDHET PRIVATE të RIHAPEN DITËN E HËNË ME 03.08.2020, PËR MOS T’U MBYLLUR MË KURRË”, thuhet në njoftim.

Të shtunën edhe Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se çerdhet do të hapen në këtë komunë nga e hëna.

I vetmi që nuk ka folur për hapjen e çerdheve është Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës. I njëjti kishte paralajmëruar se do të tregonte në detaje të gjitha kërkesat që duhet plotësuar para se të hapeshin çerdhet private e publike.

Ardian H

Read Previous

5 rastet e reja me koronavirus në Deçan vijnë nga këto fshatra

Read Next

Berisha e quan akt antikombëtar ndalimin e veteranit të UÇK’së


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0