KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT DHE HARAMIT!! (Lexojeni)

Nëna ime një ditë kur isha i vogël më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “hallall”, dhe buzët e tua të mos mbyllen gjatë shqiptimit, po të vazhdojnë të mbeten të hapura?!E bëra dhe ia arrita ta shqiptoj pa mos i bashkuar buzët fare!Pastaj më tha: A mundesh ta shqiptosh fjalën “haram” dhe të mbeten buzët e tua të hapura??E provova disa herë po nuk munda! I thash i mërzitur: Nuk po mundem, dhe sado që po përpiqem, në fund buzët po mbyllen!
Nëna qeshi dhe më tha: Biri im, ky është dallimi mes hallallit dhe haramit!Biri im, harami është mbyllje dhe vuajtje, kurse hallalli është hapje dhe lumturi. Zgjidh cilën të duash; ose do të hapen dyert e dynjasë dhe ahiretit, ose do të mbyllen të dyja botët në fytyrë!Nga ajo ditë, kur e bëja një haram, nëna i mbyllte buzët dhe fytyra ju vrenjte, kurse kur e veproja një hallall, i hapte buzët me buzëqeshje!Më tha: Biri im, nëse do që ta shohësh buzëqeshjen e nënës tënde, gjithmonë vepro me hallall!U rrita dhe gjithmonë përpiqesha që asnjëherë mos ta humbi buzëqeshjen e saj!Ide e mirë edukatore për ta edukuar fëmijën se si të shkon pas hallallit dhe ta urren haramin.Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Gazetari

Read Previous

SHËNDOSHJA – MBIPESHA ne KURAN DHE SHKENCE

Read Next

Pyetje Drejtuar Hoxhës: Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr?