Man United i vendos çmimin Sanchezit

Nëse Interi dëshiron të blejë Alexis Sanchez do të duhet të paguajë 16 milionë euro. Kjo është shifra me të cilën Manchester United ka vlerësuar kartonin e futbollisti kilian.

Sipas “Sunday Express”, Sanchez luajti një sezon tek Inter në formë huazimi dhe tashmë duhet të kthehet në Angli, tek United. Zikaltërit kanë shprehur interesin e tyre për të blerë futbollistin, duke nisur tratativat me “djajt e kuq”. Këta të fundit mesa duket kanë vendosur të mos bëjnë tratativa, por kanë vlerësuar futbollistin me shifrën 16 milionë euro, si çmim përfundimtarë për kartonin e sulmuesit kilian e rrjedhimisht edhe aktivizimin e tij nën urdhrat e Contes në Europa League. Në ditët në vijim pritet dhe një vendim përfundimtar nga Inter, nëse do pranojë të japë 16 milionë eurot.

Sanchez, 31 vjeç, këtë sezon tek zikaltërit ka zhvilluar 22 ndeshje, ka shënuar 4 gola, si dhe ka dhënë 9 asist.

Ardian H

Read Previous

FIFA reagon pas akuzave për korrupsion

Read Next

Raka paralajmëron: Kapacitetet shëndetësore të Kosovës janë rrezikuar seriozisht