Manchester United futet në garë për Gabriel

Napoli do të përballet me garë nga Everton dhe Manchester United për mbrojtësin e Lille, Gabriel edhe pse e trasferojë nga skuadra franceze Victor Osimhen

Sipas RMC Sport, përfaqësuesit e Manchester United do të takohen me agjentët e Gabrielit në Angli këtë javë.

Besohet që ende nuk është bërë ndonjë ofertë por negociatat kanë filluar për të marrë informata të përgjithshme për gjendjen e lojtarit.

Everton dhe Napoli mbesin favorit për të nënshkruar më të, por raportohet se edhe një klub i katërt ka shprehur interesim për lojtarin e që besohet se është Liverpooli.

Mbrojtësi brazilian 22 vjeçar sapo ka vazhduar kontratën me Lille deri në qershorin e vitit 2023.

Besohet që Lille po kërkon jnë çmim nga 20-25 milionë euro për të, por edhe ndonjë shkëmbim lojtarësh mund të pranohet nga ta.

Napoli prin në garë pasi që ka kompletuar një marrëveshje të majme me Lille në vlerë prej 80 milionë eurosh për sulmuesin Osimhen. 

Ardian H

Read Previous

Insigne pret versionin e mjekëve, mund të mungojë kundër Barçës

Read Next

Anxhelina po kalon pushimet në Shqipëri, provokon me pozat në bikini