Me 2 euro lëmoshë, nëna ushqen familjen — Lusin vullnetarët për ndihmë

Familja Uka nga Prishtina, jeton në gjendje të rëndë financiare. Lusin vullnetmirët për ndihmë.

NUMRI I TELEFONIT
044 126 988

E gjithë shtëpia e tyre, është kjo dhomë.

Por edhe brenda saj, familja Uka nga “Kodra e Trimave” , po përballet me mungesën e kushteve elementare për jetë.

Nëna e katër fëmijëve, Elmazja, thotë që ditët i kalon duke kërkuar lëmoshë në rrugët e kryeqytetit.

Por, sipas saj, nën mëshirën e kalimtarëve, është e vështirë të sigurohet ushqimi për fëmijë.

Pavarësisht lodhjes, Elmaze Uka thotë se nuk do të heq dorë nga kërkimi i lëmoshës.

Kjo pasi, sipas saj, 130 euro të asistencës sociale, nuk po u mjaftojnë.

E kjo familje, po ndihet e rrezikuar edhe nga virusi covid 19.

Kjo pasi që nuk janë të pajisur me asnjë prej masave mbrojtëse.

Uka thotë se as fëmijët e saj nuk kanë pasur mjetet që u duhen për të ndjekur mësimet në distancë.

Ndërkohë, kryefamiljari, Agim Uka, thotë që vuan nga një sëmundje në këmbë.

Për këtë, i është rekomanduar intervenimi mjekësor.

Por, sipas Ukes, duhet që së pari të mendojë për fëmijët.Familja Uka nga Kodra e Trimave në Prishtinë, ka mbetur nën mëshirën e njerëzve vullnetmire.

Të vetëm kërkese, e kanë sigurimin e një shtëpie, pasi sipas tyre, jetesa në këtë vend, iu është bërë e pamundur.

Ardian H

Read Previous

Pse Sabri Fejzullahu ia ndaloi gruas së tij muzikën?

Read Next

Fratzscher: Vala e dytë e virusit do të ishte rrënim për ekonominë gjermane


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0