Musliu: Albin Kurti marre të koftë, ti po ia bën fyerjen më të madhe diasporës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, për njoftimin që u dha mbrëmë se në kuadër të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, ka planifikuar që të marrë përsipër mbulimin e kostos së polisave kufitare apo siç njihen si “Karton i gjelbër”, për automjetet që hyjnë në Kosovë për vitin 2020.

Musliu ka thënë se Kurti është dashur ta marrë këtë vendim në ditën e parë që ka pranuar postin e kryëministrit, dhe jo në ditën kur largohet nga qeveria.

Postimi i saj i plotë:

Albin Kurti marre te kofte, kete vendim eshte dashte me e marre diten kur e ke marre postin e Kryeministrit.

Diaspora jone nuk eshte aq naive sa mos me e kuptu lojen tende me ndjenjat e tyre duke marre gjoja vendime te rendesishme per ta diten kur ti e dorzon qeverine.

Ata me mire se çdo kush tjeter e kuptojne peshen dhe rendesine qe kane vendimet tua sot kur vetem njeren kembe e ke ne Qeveri.

Ti po i bene fyerjen ma te madhe qe mund t’i beje dikush diaspores tone. MARRE!.

Fitore H

Read Previous

Vazhdojnë protestat në Shtetet e Bashkuara

Read Next

​Arrestimet tronditin Australinë, skenar i njëjtë si në SHBA?