Në Viktoria të Australisë rivendosen masa kufizuese

Në shtetin Viktoria të Australisë të dielën është shpallur gjendje e fatkeqësisë dhe janë rivendosur masa kufizuese, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Në Viktoria, të dielën u raportua për 671 raste të reja me COVID-19 – sëmundjen që e shkakton koronavirusi – dhe për shtatë të vdekur. Autoritetet thanë se ende nuk e dinë origjinën e shpërthimit të ri të infeksionit, prandaj do të vendosin kufizime të reja që do të jenë në fuqi për gjashtë javë.

“Masat që kemi kanë evituar që të kemi mijëra raste të reja në ditë dhe mijëra persona nëpër spitale. Por, këto masa nuk po funksionojnë aq shpejt”, tha kryeministri i shtetit të Viktorias, Daniel Andrews.

Në këtë shtet do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 20:00 deri në ora 05:00.

Qytetarët janë udhëzuar që të kufizojnë lëvizjet jashtë shtëpive dhe të dalin vetëm për të blerë gjërat e nevojshme.

Po ashtu, qytetarët do të lejohen të shkojnë në punë dhe lejohen të dalin për të marrë kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Ndërkaq, nxënësit, prej ditës së mërkurë do të vazhdojnë mësimin në distancë.

Kafiteritë dhe restorantet do të jenë të hapura, por aty qytetarët do të përdorin shërbimin “merre me vete” apo dhe do të porosisin nga shtëpitë e tyre.

Në Australi deri më tani janë regjistruar rreth 18,000 raste me koronavirus dhe mbi 200 të vdekur.

Fitore H

Read Previous

Policia në Prizren mbyll 12 lokale për mosrespektim të masave Anti-Covid

Read Next

TikTok i kundërpërgjigjet Trumpit: Nuk do të shkojmë askund


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0