NJË DUA RAMAZANI E HARRUAR NË MESIN TONË

NJË DUA RAMAZANI E HARRUAR NË MESIN TONË
Ubadeh b. Samiti radiallahu anhu tregon se kur vinte muaji Ramazan, i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem na mësonte këtë lutje:Allahumme sel-limni min Ramedane, ve sel-lim Ramedane li, ve tesel-lemhu minni mutekabbelen
(O Allahu im! Më ruaj për Ramazan dhe bëma të mundshëm Ramazanin si dhe merre atë nga unë të pranuar!)”.Po ashtu kjo lutje transmetohet edhe si lutje e disa dijetarëve të brezave të hershëm të Islamit. Imam Taberaniu në veprën “El-Dua” në transmetimin me numër 913 ka regjisturar se, kjo lutje ka qenë edhe lutja e Mekhulit rahimehullah edhe atë gjatë muajit Ramazan.
Në fund s’më mbetet gjë tjetër për të thënë, vetëm se: O Allahu im! Më ruaj për Ramazan dhe ma bënë të mundshëm Ramazanin si dhe merre atë nga unë të pranuar!

Gazetari

Read Previous

Si është mënyra e larjes nga xhunubllëku?

Read Next

Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë…