Pandemia e koronavirusit mund të stërgjatet, paralajmërojnë nga OBSH-ja

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit pritet të jetë e “stërzgjatur”, teksa shtetet nëpër botë po e kanë të vështirë ta frenojnë përhapjen e virusit.

Të dielen, gjendje e fatkeqësisë u shpall në shtetin australian të Viktorias, midis masave të rrepta për futjen në kontroll të krizës.

Ndërkaq në Evropë gjatë fundjavës, Franca dhe Polonia ishin në mesin e shteteve që raportuan një rritje të rasteve me koronavirus, shkruan “Euronews”.

OBSH-ja të dielën e “theksoi kohën e stërzgjatur të kësaj pandemie COVID-19”, pasi që komiteti i saj për gjendje emergjente u takua të premten, për ta vlerësuar gjendjen, gjashtë muaj pasi që e kishte dhënë alarmin, më 30 janar.

Kjo organizatë po ashtu paralajmëroi rreth rrezikut të “lodhjes nga reagimi”, duke pasur parasysh presionet socio-ekonomike mbi shtetet.

“OBSH vazhdon ta konsiderojë tejet të lartë rrezikun që i kanoset botës nga COVID-19”, shkruan në deklaratë.

Fitore H

Read Previous

Luana dhe Anxhelina bëjnë xing me të njëjtat rrobabanjo

Read Next

Afro 10 mijë raste me COVID-19 brenda 24 orëve në Meksikë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0