Bota Lajme 

Pesë persona vdesin pas shpërthimit të vullkanit në Zelandë të Re

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe shumë tjerë janë lënduar apo shpallur të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në ishullin e Bardhë në Zelandë të Re, atraksion i njohur turistik ku gjatë shpërthimit në ato momente kishin qenë afër tij rreth 50 persona.

Megjithatë nga ky ishull janë shpëtuar 23 persona, e pesë të vdekurit që kishin mbetur të ngujuar nuk i kanë mbijetuar plagëve të marra. 18 tjerë raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital, e 20 tjerë po konsiderohen të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Në momentin kur shpërtheu vullkani, personat që ishin afër tij e kanë pësuar nga temperatura e lartë, gazrat helmues që lirohen si dhe shembja e mureve.  Sipas ekspertes së vullkaneve Jessica Johnson nga një universitet në Angli, lirimi i gazrave helmues ka qenë aq i fortë sa që vizitorët kanë mundur të ndjejnë erën e kimikaleve.

Ndërkaq policia e Zelandës së Re, ka bërë të ditur se në momentin e shpërthimit të vullkanit në ishull kanë qenë rreth 50 persona, ku 23 prej tyre janë shpëtuar e të lënduar në masë të madhe kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial