Piloti 19-vjeç la një mesazh në qiell për coronavirusin

Të martën rreth orës 4 të mëngjesit, një aeroplan i vogël u ngrit nga aeroporti i Harford County pranë Churchville, Maryland.

Gjatë dy orëve të ardhshme, piloti fluturoi në një rrugë komplekse dhe kur shikohet rezultati në fund, ai kishte përshkruar një rrugë që kishte shënuar një mesazh interesant: “FUCK COVID 19”, transmeton Telegrafi.

Piloti ishte një student 19-vjeçar i Universitetit Towson me emrin Greggor Hines. (Avioni i përket babait të tij.)

Kështu, me njërin sy në aplikacionin që i tregonte rrugën, Hines kishte shkruar me kujdes mesazhin e tij ndërsa fluturoi me aeroplanin e tij.

Ai kishte mësuar të fluturojë me aeroplanin e babait të tij që kur ishte 9-vjeç. /Telegrafi/

Ardiana K

Read Previous

Shitjet e prezervativëve bien pasi jeta seksuale e njerëzve goditet shumë nga bllokimi

Read Next

Ushtria zvicerane përdor smartfonët për të luftuar Covid-19