Islam 

PLAKA TË CILËS IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFAT

PLAKA TË CILËS IU KTHYE SHIKIMI NË ARAFAT

Nuk i shkoi fare ndërmend një plakës nga Tunizi, e cila i kishte arritur të shtatëdhjetat, se do të del nga shtëpia e saj për në haxh si e verbër dhe do të kthehet nga haxhi për në Tunizi duke parë. Plaka Nefize Karmazi nga Tunizia, ishte verbëruar para një vjet e gjysmë, si rezultat i një sulmi në tru, i cili edhe ia mori shikimin dhe gjatë kësaj periudhe kjo plakë nuk shihte asgjë përpara saj. Pasi që Allahu ia kishte caktuar që sivjet të del nga Tunizi dhe të shkojë në haxh, kjo grua niset së bashku me karvanin e haxhilerëve nga Tunizia dhe ditën e Arafatit së bashku me haxhilerët e tjerë qëndron në Arafat. Gjuha e saj atë ditë fillon ta lutë Allahun që tia kthejë shikimin e saj. Ato dua dilnin nga një zemër e përulur dhe e sinqertë me Zotin e saj dhe Allahu iu përgjigj lutjeve të saj dhe papritmas iu kthye shikimi i saj. Të gjithë të pranishmit u mahnitën dhe u gëzuan shumë nga ajo që e panë mrekullinë nga Allahu për këtë grua. Të gjithë të pranishmit përreth saj në shatorin numër 108, në Arafat, filluan të gëzohen tepër se iu kthye shikimi i saj!

Plaka thotë: U nisa për në haxh dhe kjo është hera e parë. Isha e bindur se Allahu do tu përgjigjet lutjeve të mia dhe se do të ma kthejë shikimin tim që e humba para një vjet e gjysmë!Ajo e cekë se gjatë kësaj periudhe nuk shihte asgjë, por dëshira e madhe e saj ishte që ta sheh Qabenë dhe ti sheh vendet e shenjta, dhe kjo e nxiti që ta lutë Allahun sa më shumë.Allahu ia pranoi lutjen e saj ditën më të mirë, në kohën më të mirë dhe e nderoi në një vend të shenjtë që ta sheh shtëpinë e Allahut me sytë e saj, pas një vjet e gjysmë pasi që u verbërua nga sëmundja.Kjo është fuqia e lutjes, e cila del e sinqertë, nga një zemër e përulur dhe e sinqertë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial