Policia çeke kërkon nga nudistët që t’i vendosin maskat

Përdorimi i maskave nuk është i obligueshëm në të gjitha vendet, por rregulla të ashpra për vendosjen e tyre janë duke u zbatuar në Republikën Çeke – madje edhe për nudistët.

Disa policë u panë duke kërkuar nga njerëzit në natyrë që të vendosin maska. Ata ua përkujtuan njerëzve që u pëlqen të rrinë të zhveshur se ndonëse qëndrojnë në atë gjendje, gojën duhet ta mbulojën, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Policia ua tërhoqi vërejtjen nudistëve pasi qytetarët në një qytezë të vogël, që shtrihet në lindje të kryeqytetit Pragë, u ankuan se po shohin njerëz pa maska duke u rrezitur në diell.

“Për fat të keq, shumë nga qytetarët që po rreziteshin ishin mbledhur në grupe të mëdha dhe disa nuk kishin vendosur maska. Pas arritjes së policisë, të gjithë u pajtuan që t’i respektojnë rregullat e qeverisë”, thuhet në deklaratën e policisë.

“Qytetarët mund të qëndrojnë pa rriba në lokacione të caktuara, por ata përsëri duhet ta mbulojnë gojën dhe të mblidhen vetëm në numër të caktuar”, thuhet më tej në deklarataë.

Duket se mesazhi i policisë është marrë parasysh nga qytetarët me këtë preferencë, sepse nga 150 personat e kontrolluar, vetëm gjysma e tyre kishin nevojë që t’u përkujtohet vendosja e maskës.

Fitore H

Read Previous

Zëvendësministri për “Ditën e Diasporës” thotë se duhet përfaqësim dinjitoz i bashkatdhetarëve

Read Next

Instituti slloven me analizë rreth rrethanave të reja në dialogun Kosovë-Serbi


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0