Policia e arreston një të mitur në Klinë për shkak të një fotografie të postuar në rrjete sociale

Një i mitur është arrestuar dje paradite nga Policia në Klinë, për shkak të një fotografie të postuar nëpër rrjete sociale.

Siç njofton Policia, ai e kishte publikuar një foto ku pozonte me një armë në dorë

“Klinë 01.08.2020-11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar–i mitur pasi që i njëjti ka postuar nëpër rrjete sociale foto me armë në dorë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Pas intervistimit, i mituri nuk e ka dorëzuar armën me të cilën kishte dalë në fotografi. Kësisoj, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Fitore H

Read Previous

Suspendohet nga puna një polic në Prizren, ushtroj dhunë në familje

Read Next

Oriola dhe Erosi shijojnë pushimet në Turqi, tregojnë pamjen përrallore nga dhoma e gjumit