Policia mbyll pishinën në Rahovec, i gjen 40 qytetarë në të

Policia e Kosovës ka mbyllur një pishinë në Rahovec, në të cilën kishin qenë afër 40 qytetarë.

Në raportin e Policisë thuhet se pronari i pishinës është ftuar në stacion për intervistim dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec 01.08.2020-15:50. Njësiti policor gjatë inspektimit në një pishinë ka vërejtur 30-40 qytetar duke ber not. Pishina është zbraz ndërsa pronari është ftuar në stacion dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fitore H

Read Previous

Rita Ora heq të gjitha për disa foto artistike në rrjete sociale

Read Next

Policia e Shqipërisë deklarohet për akuzat se e ndaluan veteranin e UÇK-së me kërkesë të Serbisë