‘Problematiku’ i veriut me një grup të armatosur e rrahin zyrtarin e Policisë së Kosovës në stacionin policor

Millosh Milovanoviq, anëtar i Mbrojtjes Civile në veri të Kosovës i njohur me nofkën “Grizzly”, bashkë me një grup të armatosur, dje e kanë rrahur në stacionin policor të Zubin Potokut, zyrtarin policor Dejan Radivijeviq, i njohur me preudonimin “Muga”, raporton Gazeta Sinjali.

Brenda stacionit policor, përveç tjerash, mësohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Si pasojë e lëndimeve të marra në dorë, zyrtari policor Dejan Radivijeviq aktualisht po trajtohet në spitalin e veriut.

Një sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se e gjithë ngjarja ka nisur pas një përplasje verbale që Millosh Milovanoviq e kishte me zyrtarin policor, Dejan Radivijeviq.

Siç bën të ditur sinjalizuesi, Millosh Milovanoviq është person shumë problematik, i cili kishte marrë pjesë në të gjitha incidente në zonën e Komunës së Zubin Potok dhe në veri.

“Nga gjykata ai kohëve te fundit ka pranuar një aktgjykim dhe është dënuar me 6 muaj burg, mendohet për një krim, një sulm ndaj një zyrtari policor”, thotë sinjalizuesi.

Problemi mes tij dhe zyrtarit policor kishte filluar dje në një kafene në fshatin Rezallë të Zubin Potokut, afër Ujmanit.

Para pak orësh, Policia i ka bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve, por të njëjtit nuk janë gjetur aty dhe aktualisht ndodhen në arrati.

Ardian H

Read Previous

Astronautët e NASA-s në kapsulën SpaceX po kthehen në Tokë

Read Next

11 raste të reja me COVID-19 në Ferizaj dhe 7 të shëruar