Pronarët e pishinave paralajmërojnë protestë para Qeverisë

“Në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, protestuesit paralajmërojnë një protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku do ta bllokojnë daljen e veturave”.

Pronarët e pishinave kanë paralajmëruar se nesër (03 gusht, 2020), do ta mbajnë një protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë.

Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i të gjitha pishinave në Kosovë, Diamant Paçarizi, i cili ka shtuar se në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, ata do ta bllokojnë kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Nesër në ora 14:00 pronarët e të gjitha pishinave në Kosovë do të organizojnë një protestë në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë (para Qeverisë) për t’i shprehur pakënaqësitë për mbylljen e pishinave nga ana e Qeverisë”.

“Ftojmë Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj që sonte më së largu deri në ora 20:00 në mbrëmje t’i ftojë në takim – në të kundërtën protestat janë të pashmangshme”.

“Në rast të injorimit nga ana e Qeverisë, protestuesit paralajmërojnë një protestë në kufirin Kosovë-Shqipëri, ku do ta bllokojnë daljen e veturave”.

“Gjatë vikendeve vërehet një fluks i madh i veturave nga Kosova që shkojnë për të pushuar në Shqipëri, ku nuk respektohen as masat minimale kundër virusit. Ne posedojmë fotografi dhe video ku shihet fluks i madh në bregdetin shqiptar të datës 1 gusht, 2020”.

“Në Polici kemi bërë kërkesë që ta zhvillojmë protestën, por nga që nuk po punon administrata sot, na thanë që kërkesën ta dorëzojmë të hënën në mëngjes”.

Fitore H

Read Previous

Cakaj ia shpjegon Haradinaj-Stubllës arsyen e ndalimit të veteranit të UÇK-së në Shqipëri

Read Next

Çerdhet private hapen nesër, Shpend Ahmeti s’e thotë asnjë fjalë


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0