Pyetje Drejtuar Hoxhës: Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr?

Pyetje Drejtuar Hoxhës: Pse Femrat Varrosen Më Thellë Se Meshkujt Në Varr?
Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahu alejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me thellësinë e varrit. Imam Shafiu thotë: Thellësia e tij duhet të jetë aq sa është i gjatë i vdekuri. Omer ibn AbdulAzizi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në kërthizë. Imam Maliku thotë: Nuk ka ndonjë gjë të caktuar rreth thellësisë së tij. Ndërsa Imam Ahmedi thotë: Thellësia e tij duhet të jetë deri në gjoks.Por nuk di ndonjë dallim ndërmjet thellësisë së varrit të meshkujve dhe femrave. Me rëndësi është që varri të jetë i thellë dhe mos të zbulohet për shkak të ndonjë ere apo uji, që të ruhet dhe mos të merret nëpër këmbë trupi i të vdekurit. Thotë Imam Ahmedi: Hapet varri deri në gjoks. Burrat dhe gratë në këtë janë të njëjtë. (El-Mugnij – Kitabul Xhenaiz, 2/1576) Allahu e di më së miri. Hoxhë Omer Bajrami

Gazetari

Read Previous

KY ËSHTË DALLIMI MES HALLALLIT DHE HARAMIT!! (Lexojeni)

Read Next

Doktorri i parë i shkencës në botë ishte kinez