Qytetarët ia vënë flakën Parkut të Lirisë në Gjakovë

Parku i Lirisë në Gjakovë është përfshirë sot nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë ku shihet se zjarri dhe tymi kanë përfshirë tërë hapësirën.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta ka thënë për Gazetën Sinjali se policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar për këtë rast. Njësitet policore i’u kanë përgjigjur vendit të ngjarjes. Për momentin ende nuk kemi ndonjë të dyshuar”, ka thënë Graishta.

Fitore H

Read Previous

Vdes gazetari nga Ferizaj Musli Berisha

Read Next

Gjenerali amerikan: Pse Serbia pajiset me pajime të reja ushtarake nga kush frikësohet


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0