Rekord i zi, që nga e hëna 51 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Dje në Kosovë u konfirmuan 224 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total në 8 mijë e 554, me gjithsej 236 raste të vdekjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga e hëna më 27 korrik në Kosovë janë shënuar 51 viktima si pasojë e koronavirusit.

Sipas Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i të vdekurve nga COVID-19 të hënën në Kosovë ishte 185, teksa ky numër dje ka arritur në 236.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4 mijë e 736 raste, kurse i rasteve aktive është 3 mijë e 588.

Qeveria e Kosovës këtë javë ka ashpërsuar masat kundër përhapjes së virusit, përcjellur dështimin e përmirësimit të situatës nga vendimet paraprake.

Fitore H

Read Previous

Paralajmërohet rënie e të hyrave buxhetore për vitin 2020

Read Next

Kina shënon vetëm 49 raste të reja të koronavirusit


Warning: Unknown: write failed: No space left on device (28) in Unknown on line 0

Warning: Unknown: Failed to write session data (files). Please verify that the current setting of session.save_path is correct (/srv/users/serverpilot/tmp/vizioni) in Unknown on line 0