Ronaldo rreth të ardhmes së tij: Shkojmë për Scuedetton e tretë

Cristiano Ronaldo ka vendosur të sqarojë edhe një herë të ardhmen e tij, derisa aktualisht luan te Juventusi.

Ylli portugez ka thënë se ai nuk e ka planifikuar largimin e Zonjës së Vjetër, ndërsa dëshiron të fitojë Scudetton e tretë në karrierë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e fitoi mbrëmë zyrtarisht Serie A-n me Juventusin, gjersa nuk do të largohet nga torinezët së paku edhe për një sezon.

Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

“I lumtur që kam fituar dy nga nëntë tituj radhazi të skuadrës në Serie A”, ka thënë Ronaldo.

“Duket sikur lehtë, por nuk është! Vit pas viti, me talent, përkushtim dhe punë të madhe, ia arrijmë qëllimet! Le të shkojmë për Scudetton e tretë”, ka shtuar më tej 35-vjeçari.

Ronaldo në këtë edicion të ligës italiane shënoi 31 gola, duke mbetur mbrapa Ciro Immobiles që kishte pesë më shumë.

Ardian H

Read Previous

Gattuso para takimit të dytë me Barcelonën: Mund të markoj Messin vetëm në ëndrra ose kur luajë më djalin tim në PlayStation

Read Next

Fauci dhe Trump kundërshtojnë njëri-tjetrin për shkaktarin e përhapjes së madhe të COVID-19 në SHBA