Rreth 3 mijë e 700 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Kosova vazhdon të përballet me shifra rekorde të viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 8 mijë e 799 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 245 raste të reja nga 468 mostra të marra, shkruan lajmi.net.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 13 persona të cilët përveçse ishin të prekur me koronavirus vuanin edhe nga sëmundje të tjera dhe numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 249.

Po ashtu siç bën të ditur IKSHPK-ja, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 133 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi është 4 mijë e 863.

Bazuar në këto të dhëna zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 687 raste aktive me koronavirus

Fitore H

Read Previous

Situata në Infektivë e rënduar: 20 pacientë në respiratorë

Read Next

Kjo motra e Besit më shumë po i ngjanë Xhensilës se vëllait