Rusia ndryshon mendim, parada e Ditës së Fitores do mbahet me ushtarë që kanë qenë me koronavirus

Autoritetet ruse kanë vendosur të mbajnë një paradë ushtarake gjatë muajit qershor për të përkujtuar Ditën e Fitores së Luftës së Dytë botërore nga ana e Bashkimit Sovjetik.

Kjo paradë, një nga më të rëndësishmet në kalendarin rus u shty më 9 maj për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka goditur vendin.

Tashmë që të dhënat nga pandemia kanë nisur të përmirësohen, ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu prezantoi planin për mbajtjen e kësaj ceremonie e cila do të ketë në radhët e saj ushtarë që e kanë kaluar koronavirusin dhe tashmë kanë antitrupa si dhe ata që janë infektuar nga virusi i ri, por janë asimptomatikë.

Shoigu deklaroi se në 24 qershor më shumë se 14 mijë trupa do të parakalojnë në Sheshin e Kuq në Moskë, ndërsa 50 mijë të tjerë do të do të marshojnë në 27 qytete të tjera ruse.

Sipas një raporti të dalë në muajin maj, vlerësohet se 400 trupa ranë në kontakt me koronavirusin gjatë ceremonive për paradën e 9 Majit.

Fitore H

Read Previous

Vuçiq viziton sot një qytet afër kufirit me Kosovën

Read Next

Lajçaku përsërit kundërshtimin për shkëmbim territoresh