Sean Penn martohet me aktoren Leila George, e cila është 31 vite më e re se ai

Sean Penn është martuar për herë të tretë pasi ka kurorëzuar në fshehtësi dashurinë me aktoren Leila George, e cila është 31 vjet më e re se ai.

Veterani i Hollywoodit, 59 vjeçar, ka katër vjet që ka filluar takimet me aktoren e “Mortal Engines”, Leila, vajzën e yllit të “Jurassic World”, Vincent D’Onofrio.

Babai i saj është vetëm një vit më i vjetër se burri i saj i ri.

Sean Penn dhe bashkëshortja e tij, Leila George (Foto: Getty Images/Guliver)

Martesa e tyre sekrete u zbulua nga Irena Medavoy, gruaja e producentit të “Black Swan”, Mike Medavoy, gjersa postoi një mesazh urimi në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram, ajo ka shkruar: “Jemi kaq të lumtur që Leila George dhe Sean Penn u martuan”.

Çifti gjithashtu mori një mesazh të përzemërt nga miku i Penn, Josh Brolin.

“Gëzuar martesën. Përshëndetjet tona për një martesë të bukur. Sean dhe Leila”, shtoi ai.

Sean Penn dhe bashkëshortja e tij, Leila George (Foto: Getty Images/Guliver)

Sean ishte martuar më parë me superyllin e muzikës pop, Madonna nga 1985 deri në 1989 përpara se të martohej me aktoren Robin Wright.

Dyshja kanë qenë të martuar për 14 vite dhe ishin prindër të dy fëmijëve para se të divorcoheshin në vitin 2010.

Ai po ashtu ishte në lidhje me yllin e Hollywood-it, Charlize Theron nga 2013 deri në 2015. /Telegrafi/

Madonna dhe Sean Penn (Foto: Getty Images/Guliver)

Ardian H

Read Previous

A do të freskohet në fillim të javës?-Ja çfarë thonë parashikimet e motit

Read Next

Milani favorit për të nënshkruar me Chiesan, i ofron Fiorentinës dy futbollistë për talentin italian